Hoxhaj flet për front të madh anti-Kurti: Të dalim bashkë për të kërkuar besimin e qytetarëve

Aktuale

Hoxhaj flet për front të madh anti-Kurti: Të dalim bashkë për të kërkuar besimin e qytetarëve

Më: 23 mars 2024 Në ora: 19:53
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, i cili të enjten tha se do ta ndihmonte opozitën për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Deputeti Hoxhaj këtë ftesë e ka cilësuar si taktikë të manipulimit në përpjekje për ta hutuar qytetarin për paaftësitë e qeverisjes së tij.

Hoxhaj ka thënë se duhet një front i madh e i përbashkët kundër Kurtit, siç ka thënë ai jo vetëm i opozitës, por edhe medial, shoqëror, i biznesit e i shoqërisë civile,  në të kundërtën Hoxhaj thotë se do të përsëritet historia e njëjtë edhe pas zgjedhjeve.

Është i domosdoshëm, është nevojë, e pashmangshme se unë e shoh që ky vend ka hy në një boshllëk, në një vakum dhe ne këtë vakum, gropë të madhe që e ka ndërtu Kurti, mund ta rikthejmë në fundamente të forta vetëm nëse bëhemi bashkë, po së bashku nuk i bie vetëm partitë në opozitë, por edhe mediat, edhe shoqëria civile, akademikët, bashkësitë fetare edhe biznesi. Kushdo që u beson idealeve të një Kosove të pavarur, ne besojmë që idealet tona janë të drejta duhet ta bëjmë një gjë të tillë.

Çdo përpjekje e partive në opozitë të mos mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, kjo deklaratë, ajo deklaratë, ky qëndrim, ai qëndrim do të na siguronte tre deputetë më shumë, kush do të jetë i dyti, i treti, i katërti, Është pa vlerë pa një front të përbashkët tematik, përmbajtësor, politik, shoqëror, të biznesit, medial të shoqërisë civile”, ka thënë Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat