Gërvalla del me postim, numëron ato që sipas saj janë të arriturat e tri viteve në diplomaci

Aktuale

Gërvalla del me postim, numëron ato që sipas saj janë të arriturat e tri viteve në diplomaci

Më: 23 mars 2024 Në ora: 21:05
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka prezantuar të arriturat e dikasterit që drejton ajo për tri vjet qeverisje.

Liberalizimi i vizave është suksesi i parë i prezantuar, pasuar nga fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar.

Dy sukseset e radhës janë aplikimi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Dersia dy sukseset e fundit janë anëtarësimi në 7 organizata ndërkombëtare dhe forcimi i indeksit të fuqisë së pasaportës.

“Tri vjet. Me faqe të bardhë dhe duar të pastra! Vazhdojmë edhe sot me punë shumë e fjalë pak, si në çdo ditë tjetër gjatë këtyre tri viteve”, ka shkruar ajo.

Gjatë tri viteve në qeverisje Kosovës nuk i ka ardhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat