Lajçi: NATO-ja ndaloi spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë

Aktuale

Lajçi: NATO-ja ndaloi spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 08:51
Driton Lajçi

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.

Driton Lajçi njëri ndër drejtuesit e Lëvizjes Studentore të Kosovës, në vitet 1997-1999, tha për RTK se me fillimin e sulmeve ndaj ish-Jugosllavisë, NATO-ja ndaloi gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

Ai tha se kjo datë është me rëndësi jo vetëm për Kosovën, por për Aleancën dhe për të gjithë, pasi që është njëra ndër ndërhyrjet më të mëdha ushtarake për çështje humanitare dhe që kishte qëllim që të ndalonte spastrimin etnik që po bënte regjimi i Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ish-deputeti, Driton Lajçi në përvjetorin e një çerek shekulli të ndërhyrjes së NATO-së, përmendi edhe rolin e Gjermanisë që luajti në këto sulme, duke përmendur se Ushtria e Gjermanisë mori pjesë në sulme përherë të parë që nga Lufta së Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat