Ambasadori gjerman: 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme në Kosovë

Aktuale

Ambasadori gjerman: 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme në Kosovë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 08:58
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka kujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Rohde në një postim në “X” ka shkruar se 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizorinë e mëtejshme.

“Përvjetori i fillimit të Operacionit “Forca e Bashkuar” të NATO-s para 25 vitesh nuk është arsye për feste .Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizorit e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.

Bombardimet kishin tri objektiva kryesore: mbrojtjen ajrore jugosllave, sistemet e komandës dhe kontrollit dhe forcat ushtarake serbe të dislokuara në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat