Mbahen homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Aktuale

Mbahen homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Më: 24 mars 2024 Në ora: 12:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në Gllogjan është shënuar 26 vjetori i "Epopesë së Dukagjinit" dhe 25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-së ndaj caqeve ushtarake serbe.

Përveç qytetarëve të shumtë, me këtë rast, kryeparlamentari Glauk Konjufca së bashku me ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, ministren e Drejtësis, Albulena Haxhiu dhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari kanë bëre homazhe dhe kanë vendosur lule në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan.

Të njëjtit nuk janë prononcuar për media.

Të pranishëm në homazhe ishin delegacioni i Forcave të Sigurisë së Kosovës, kryetarë të komunave përreth, bashkëluftëtarë të luftës dhe qytetarë të shumtë Deçanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat