“E dija se do i vinte radha dhe shtëpisë së Rugovës”/ Merovci tregon momentin kur serbët…!

Aktuale

“E dija se do i vinte radha dhe shtëpisë së Rugovës”/ Merovci tregon momentin kur serbët…!

Më: 24 mars 2024 Në ora: 16:16
Adnan Merovci dhe Ibrahim Rugov

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Adnan Merovci, sekretar i Presidentit Ibrahim Rugova dhe bashkepuntor i afërt i tij ka dhënë një intervistë ekzkluzive për Euroneës Albani, ku ka treguar dhe momentin kur serbët zbarkuan në Kosovë dhe nisën boshatisjen e shtëpive.

“Me 31mars unë me kalamajt dhe time shoqe bëra një udhëtim herët në mëngjes dhe vendosa që të zhvendosemi te Rugova. Ishte një gjendje e papërshkruar. Bëra dy-tre orë udhëtim. Gruaja ime ishte bërë shumë e bukur dhe unë çaloja dhe flisja gjuhën serbe me time shoqe. Ja dola.  I thashë Rugovës që të ndajmë shapin nga sheqeri. I thashë ne e kemi rrugë për ikë dhe për t’iu bashku kolonave. Mund ta bëjmë dhe një punë tjetër, që t’i bashkohem grupeve të UÇK-së por kjo duhet të jetë  mes meje dhe teje. Rugova më tha  që kjo është kohë e vështirë, ke familjen tënde, unë e kam vendos të rri këtu. Je i lirë nga unë. Këtë gjë nuk ia harroj kurrë. Rrugës pashë ekspedita policie që po i zbraznin shtëpitë dhe po i nxirrnin njerëzit me dhunë. E dija se do i vinte radha dhe shtëpisë së Rugovës” - tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat