Osmani përshëndet avancimin e statusit të Kosovës në AP të NATO-s

Aktuale

Osmani përshëndet avancimin e statusit të Kosovës në AP të NATO-s

Më: 24 mars 2024 Në ora: 19:37
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë sot vendim thelbësor për të përmirësuar statusin e Kosovës  në këtë organizatë.

Osmani, në një postim në platformën X, kjo do të mundësojë që zëri i popullit më pro NATO në botë të dëgjohet.

"Komisioni i Përhershëm i NATO-s  ka marrë një vendim thelbësor për të përmirësuar statusin e Kosovës  në Asamblenë Parlamentare si anëtar i asociuar. Kjo do të mundësojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë".

Ndryshe, kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni, ka bërë më dije se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat