Konjufca shpreh ngushëllimet e tij për familjen Ferati

Aktuale

Konjufca shpreh ngushëllimet e tij për familjen Ferati

Më: 24 mars 2024 Në ora: 21:50
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar pas lajmit të vdekjes së djalit të të ndjerit, Fadil Feratit, Triumf Feratit.

Konjufca tha se ky lajm është i trishtë dhe i dhimbshëm për familjen e të ndjerit, për shoqërinë, dhe për qytetin e Istogut dhe Kosovën.

“Thellësisht i pikëlluar për ikjen shumë të hershme të Triumf Feratit, djalit të Fadil Feratit, ish-kryetarit të komunës së Istogut e po ashtu vëllai i kryetarit aktual të Komunës së Istogut, Ilir Ferati. Ky është lajm i trishtë dhe i dhimbshëm për familjen, për shoqërinë, dhe për qytetin e Istogut dhe Kosovën”, shkruan Konjufca në Facebook.

Më tutje kryetari i Kuvendit shprehu ngushëllimet ndaj familjes Ferati dhe shoqërisë së të ndjerit.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ferati, shoqërinë dhe të gjithë që e njohën Triumfin. Në këto momente, ndajmë dhimbjen me familjen Ferati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat