Gërvalla kujton martirët e Krushës së Madhe, thotë se sakrifica e tyre është detyrim për të forcuar Kosovën

Aktuale

Gërvalla kujton martirët e Krushës së Madhe, thotë se sakrifica e tyre është detyrim për të forcuar Kosovën

Më: 25 mars 2024 Në ora: 14:00
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka përkujtuar martirët e Krushës së Madhe në 25-vjetorin e tyre të vrasjes.

Gërvalla tha se sakrifica e tyre është detyrimi sublim për të ndërtuar dhe forcuar Kosovën si shtet të qytetarëve të saj.

“25 vite me parë në Krushë të Madhe të Rahovecit dhe fshatrat përreth, Serbia kreu një masakër të tmerrshme ndaj popullatës civile të kësaj zone, duke vrarë 241 shqiptarë civilë. Këtë krim gjenocidal Serbia e bëri një ditë pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe”, ka shkruar Gërvalla në Fecbook.

“25 vite pas, Rusia ka thirrur për sot një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke tentuar të ngrejë një paralele absurde dhe të papranueshme mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e cila ndaloi fushatën gjenocidale të Serbisë, dhe luftës së saj agresive për aneksimin e territorit të Ukrainës”.

“Martirët e Krushës së Madhe, Krushës së Vogël dhe masakrave të tjera të shtetit gjenocidal serb në Kosovë, sakrifica e papërshkrueshme e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë themel i lirisë dhe shtetësisë sonë. Asnjëherë nuk do rreshtim së kujtuari dhe nderuari të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”.

“Sakrifica e tyre është detyrimi ynë sublim për të ndërtuar dhe forcuar Republikën e Kosovës si shtet të qytetarëve të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat