Von Cramon debaton ashpër me Brnabiq, i jep përgjigjen për Asociacionin, kjo e fundit thotë se ke gënjyer, kërkon largimin e Serbisë

Aktuale

Von Cramon debaton ashpër me Brnabiq, i jep përgjigjen për Asociacionin, kjo e fundit thotë se ke gënjyer, kërkon largimin e Serbisë

Nga: H.O. Më: 25 mars 2024 Në ora: 21:02
Viola von Cramon, Anna Brnabiq

Eurodeputetja Viola von Cramon ka reaguar në platformën “X”, ndaj kryetares së Kuvendit të Serbisë, Anna Brnabiq.

Von Cramon shkruan se nuk është kundër Asociacionit, mirëpo që Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura me anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në KiE.

“Sigurisht që nuk jam kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (përkundrazi, jam pro), por Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura me anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në KiE. Nëse keni një mendim tjetër, kjo varet nga ju. Nëse dëshironi të largoheni nga Këshilli i Evropës varet gjithashtu nga ju, por thjesht nuk mendoj se është serioze”, ka replikuar Von Cramon ndaj Brnabiqit.

Ky reagim i eurodeputetes vjen pas këtij postimi të Brnabiq.

“Epo, ju duhet të dini një ose dy gjëra për bllofin dhe gënjeshtrën - ju nuk keni bërë vetëm bllof, por keni gënjyer plotësisht për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, e cila është shtylla kurrizore e Marrëveshjes së Brukselit”, shkruan Brnabiq në platformën X.

“Në më pak se një muaj, më 19 prill, do të shënojmë NJËMBËDHJETË (11!) vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Nënshkrimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së është në atë marrëveshje - pra, ku është Komuniteti i Komunave Serbe?”, ka shkruar më tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat