Hasani kritikon Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit: E kemi braktisur njohjen de facto dhe de jure

Aktuale

Hasani kritikon Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit: E kemi braktisur njohjen de facto dhe de jure

Më: 25 mars 2024 Në ora: 21:44
Enver Hasani

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani ka qenë kritik ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Sipas tij, me marrëveshjen e Brukselit,  Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovës.

Hasani ka thënë se me këto marrëveshja Kosova e ka braktisur njohjen  de facto dhe de jure.

“Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovë këtë e keni në marrëveshjen e Brukselit. Me këtë e ke braktisur njohjen de fakto dhe de jure”, ka thënë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat