Shkreli: Flamuri serb po qëndron në zyrën e kryeparlamentarit në Mal të Zi

Aktuale

Shkreli: Flamuri serb po qëndron në zyrën e kryeparlamentarit në Mal të Zi

Më: 26 mars 2024 Në ora: 00:01
Luigj Shkreli

Ish-deputeti i Malit të Zi, Luigj Shkreli thotë se në zyrën e kabinetit të kryeparlamentarit të shtetit të tij, gjendet flamuri i Serbisë.

“Çudia më e madhe e parlamentarizmit në Mal të Zi është se sot në kabinetin e kryeparlamentarit gjendet flamuri i Serbisë”, tha ai.

“Besoj që për çdo shqiptar edhe kalon prej atij kabineti nuk është afirmative dhe besoj që do ta kenë edhe më të vështirë edhe kolegët e mi ta shohin atë”, shtoi Shkreli në një lidhje në Edicionin Special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat