SHBA-ja apo Britania? Spahiu tregon kush janë aleat më të besuar për shqiptarët

Aktuale

SHBA-ja apo Britania? Spahiu tregon kush janë aleat më të besuar për shqiptarët

Më: 26 mars 2024 Në ora: 16:02
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se Kosova duhet jetë falënderuese ndaj asaj që ka bërë NATO, SHBA dhe Britania e Madhe por duhet të kuptojë se e kanë bërë për interesat e tyre gjeopolitike.

Ai risolli një bisedë me trashëgimtarin e fronit, Leka Zogu shumë vite më parë, i cili i kishte sugjeruar se aleatët më të mirë për shqiptarët mund të jenë britanikët dhe jo amerikanët.

“Duhet të jemi falënderues për atë që ka bërë SHBA, NATO dhe Britania e Madhe po duhet të kuptojmë se e kanë bërë për interesa të tyre gjeopolitike. Në ‘97 kur pati ardhur Leka Zogu në Shqipëri dhe shkova e takova, e pyeta se kë duhet të konsiderojmë aleatë më të rëndësishëm, dhe ai më tha Anglinë.

Pse, i thashë, duket sikur amerikanët po ndihmojnë më shumë.

Po, më tha, kjo mund të jetë për momentin. Amerikanët kur të duan të ngrenë lart që qiell, kur nuk ju duhesh të përplasin në tokë, kurse britanikët janë më ndryshe. Ata kur ju duhesh të ngrenë lart, kur nuk ju duhesh të lënë anash, nuk të ngacmojnë, sepse prapë vazhdojnë miqësinë me ty sepse llogarisin atë që mund t’ju duhesh në të ardhmen”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat