Ministri Aliu rikthen ligjshmërinë në AAC, largon drejtorin e emëruar kundërligjshëm

Aktuale

Ministri Aliu rikthen ligjshmërinë në AAC, largon drejtorin e emëruar kundërligjshëm

Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:44
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, më në fund, e ka rikthyer ligjshmërinë në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.

Më 21 mars, ai ka vendosur ta respekton vendimin e KPMShCK-sw për ta larguar nga posti i ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AAC, Alban Ramabajën, i cili ishte emëruar në mënyrë të kundërligjshme.

Më 19 janar, KPMShCK-ja kishte vlerësuar se Ramabaja në këtë pozitë nuk ishte emëruar në përputhje me ligjet në fuqi.

Sipas vendimit të këshillit, Ramabaja si inspektor nuk e kishte përmbushur kushtin e përvojës menaxheriale për të qenë U. D i drejtorit në AAC.

Megjithatë, Aliu kishte refuzuar ta zbatonte vendimin.

Madje, vendimin në fjalë ministria e kishte sfiduar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, duke kërkuar shtyrjen e zbatimit të tij.

Vetëm pasi kjo e fundit kishte vlerësuar se vendimi i këshillit është i drejt, ministria është detyruar të ndërmarr hapa konkret pwr rikthimin e ligjshmërisë.

Në vendimin që e ka siguruar gazeta ministri Aliu në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në AAC ka emëruar Burim Dinarama.

Ky i fundit, sipas vendimit, këtë detyrë do ta ushtrojë për gjashtë muaj.

“Z. Burim Dinarama, drejtor i Departamenti të Aerodromeve, caktohet ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në piken e parë të vendimit të cilin e ka siguruar gazeta.

Më 28 shkurt të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin e ministrisë për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të KPMShCK-së.

“Refuzohet propozimi i paditëses-propozuesës, QRK-Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për shtyrje të ekzekutitmit të vendit i të paditurit, në Këshilli e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, deri në vendosje, sipas padisë, si i pabazuar”, thuhet në aktvendimin e gjykatës, të cilin e ka parë gazeta.

Në vendimin KPMSHC-së është thënë se ankuesit kanë pasur pozita më të larta se Alban Ramabaj.

Dhe në këtë mënyrë, sipas këshillit, është vepruar në kundërshtim me disa dispozita të ligjit për Zyrtarët Publikë.

“Ushtrues detyre mund të përcaktohet zyrtari më i lartë i kategorisë pasuese, në varësi të pozitës që caktohet nga cilado njësi organizative brenda institucionit, ndërsa sipas shkresave të lëndës, rezulton se ankuesit sipas akt-emërimeve, kanë pozita më të larta sesa nëpunësi civil, Alban Ramabaja”, thuhet në vendimin e KPMSHCK-së.

Pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në AAC Alban Ramabaja e kishte marrë në nëntor të vitit të kaluar.

Ndaj veprimit të ministrit Aliu ishin ankuar disa drejtor në Këshilli e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, duke pretenduar se vendimi i ministrit nuk ishte në përputhje me ligjet në fuqi.

Më pas, këshilli ka pranuar ankesat e tyre.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nuk ka shpallur konkurs për pozitën e Drejtorit të Përgjohem në AAC nga gushti i vitit të kaluar 2023, kur ministri Aliu kishte shkarkuar nga kjo pozitë Bujar Ejupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat