Kica-Xhelili: Procesi i Vetingut u shkatërrua me fajin tuaj – je dorëzuar, të sfidoj të ballafaqohemi

Aktuale

Kica-Xhelili: Procesi i Vetingut u shkatërrua me fajin tuaj – je dorëzuar, të sfidoj të ballafaqohemi

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:57
Doarsa Kica – Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili shkroi në Facebook se “Vetingu i shumëpritur e tejet i nevojshëm po merr rrugë”.

Kica – Xhelili tha se nga leximi i statusit të Kurtit e ka kuptuar se shefi i Qeverisë “qenka dorëzuar”.

“Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse KËTË proces e quan VETING TE SHUMEPRITUR, atehere ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë”, shkroi ajo.

Deputetja shtoi se ky proces është “amputuar” e “shkatërruar” me fajin e Kurtit dhe “nuk është as AFËR Vetingut të shumëpritur”.

“Është turp dhe manipulim madje ta quash VETING”.

“MJAFT me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse AI VETINGU i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde”, shkroi ajo.

Kica – Xhelili tha se për “dështimet dhe kapjen në drejtësi” e sfidon Kurtin që “të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat