Pamje nga takimi ku po raporton Bakoyannis

Aktuale

Pamje nga takimi ku po raporton Bakoyannis

Më: 27 mars 2024 Në ora: 15:51
Foto nga takimi

Sot është mbledhur Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës.

Në takimin e këtij komitetit pritet të votohet raporti i Dora Bakoyannis, raportuese për Kosovën në këtë Këshill.

Ajo ka filluar prezantimin në takimin që po zhvillohet, e ku pritet të hidhet në votim raporti për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka publikuar pamje nga brenda takimit ku po mbahet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat