Deputeti i Malit të Zi: Askush s’e cenon Kosovën, s’ka qeveri që rrezikon fqinjët tanë

Aktuale

Deputeti i Malit të Zi: Askush s’e cenon Kosovën, s’ka qeveri që rrezikon fqinjët tanë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 16:24
Nikollë Camaj

Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi e ka mbështetur deputeten e vet, Maja Vukiçeviç, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Nikollë Camaj, deputet në parlamentin në Mal të Zi njëherësh dhe anëtar i Asamblesë së Këshillit të Europës, ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Albania, ku ka folur në lidhje me këtë çështje.

Ai theksoi se efekti i kësaj vote do të jetë zero, dhe tentativa e forcave të tilla politike nuk do e ndalojnë Kosovën drejt BE.

Mes tjerash ai theksoi se nëse realizohet ky votim shqiptarët dhe kjo parti nuk mund të jenë së bashku në qeveri.

“Kjo parti nuk mund të jetë parti me këtë ministre në qeveri sepse qeveria është ajo që e bën politikën e jashtme dhe nesër mund të paraqitet një problem. Nëse ky votim realizohet në këtë mënyrë shqiptarët dhe kjo parti nuk mund të jetë së bashku në qeveri dhe të shohim se kush do të dalë fitues. Sido që të jetë pak hapësirë kemi zënë në mediat malazeze lidhur me këtë çështje. Ishim në pritje që të mos jemi ne shkaktarët që vota e tyre të jetë kundër për shkak të qëndrimit tonë.

Jemi munduar që dhe ta relativizojmë pak duke e kuptuar këtë si të drejtën e votimit si diçka personale. Ajo që ka bërë subjekti politik, ku deputetja ka thënë se do të votojnë për një vendim për Kosovën, dëshmon se kemi të bëjmë me një strukturë politike që do të vazhdojë me retorikën e viteve ’90, të shekullit të kaluar sapo për të mbajtur afër votuesin e vet klero-fashist serb. Ne jemi në pritje që qeveria dhe shumica parlamentare e ditëve të vijim madje dhe sot të ketë qëndrim të qartë se kjo votë ka qenë aksidentale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat