Rron Gjinovci komenton kandidimin e Bedri Hamzës për kryeministër – parashikon ‘fatin’ e Vjosa Osmanit sa ishte në LDK!

Aktuale

Rron Gjinovci komenton kandidimin e Bedri Hamzës për kryeministër – parashikon ‘fatin’ e Vjosa Osmanit sa ishte në LDK!

Nga: A.M. Më: 28 mars 2024 Në ora: 22:48
Rron Gjinovci.

Kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, është zyrtarizuar nga Partia Demokratike e Kosovës si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ky vendim i PDK-së ka nxitur reagime të shumta, e një gjë të tillë e bëri edhe analisti Rron Gjinovci.

Ai në një postim në Facebook tha se Hamza është zgjedhja ma e mirë e PDK-së, megjithatë hodhi edhe disa dyshime, transmeton “Bota sot”.

Gjinvoci theksoi faktin se Hamza do duhej të bëhej edhe kryetar i PDK-së, pasi parashikoi se mund t’i ndodhë skenari i Vjosa Osmanit, të cilën LDK në të kaluarën e përdori për të mbledhur vota.

Postimi i plotë

Bedri Hamza është zgjedhja ma e mirë e PDK-së. Por Bedri Hamza duhet me u bo edhe kryetar i PDK-së. Sepse na e kemi rastin e LDK-së që e përdorke Vjosa Osmanin për me mledhë vota e mandej vendoske aj qysh e pat emrin që i thojke Albini "munësh, por pastaj nuk munësh"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat