Presidentja Osmani falënderon vendet që po e mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Aktuale

Presidentja Osmani falënderon vendet që po e mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Më: 29 mars 2024 Në ora: 16:33
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar vendet që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës.

E para e vendit ka thënë se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, është fitore për të drejtat e njeriut.

Ditë më parë, Kosova e bëri hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës (KiE), duke marrë dritën jeshile në Komitetin për Demokraci e Politikë të KiE-së.

Ky komitet votoi pro raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në KiE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat