Shefi i EULEX-it për votimet në veri: Po angazhohemi që secili ta ushtrojë të drejtën demokratike

Aktuale

Shefi i EULEX-it për votimet në veri: Po angazhohemi që secili ta ushtrojë të drejtën demokratike

Më: 29 mars 2024 Në ora: 17:34
Giovanni Pietro Barbano, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë

Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se janë duke monitoruar çdo zhvillim të mund të ndikojë në sigurinë e Kosovës.

Ai ka thënë se për ta mbetet priroitet siguria e të gjitha komuniteteve, derisa ka folur edhe për procesin e votimit të 21 prillit për largimin ose jo të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

“Si përgjegjës I dytë për sigurinë, ne jemi në kontakt të vazhdueshme  të ngushtë me Policinë e Kosovë dhe KFOR-in dhe në linjë me mandatin tonë ne jemi të angazhuar që t’i mbështesim institucionet e Kosovës për t’u siguruar që secilit t’i mundësohet ushtrimi i të drejtën demokratike në mënyrë të sigurt dhe të organizuar, ashtu siç e kërkon ligji”, ka thënë Barbano për Kosovo-online.

Më tej ai ka folur edhe për procesin e numërimit të popullsisë që nis më 5 prill ku ka thënë se ky mision nuk është i përfshirë, po që në anën e sigurisë ka theksuar se do të jenë të fokusuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat