Gjenden mostrat e Astrit Deharit

Aktuale

Gjenden mostrat e Astrit Deharit

Më: 29 mars 2024 Në ora: 20:04
Astrit Dehari

Janë gjetur mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, bëjnë të ditur burimet e Televizionin Dukagjini brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Këto mostra ishin zhdukur më 8 dhjetor të 2022-së kishte njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Në momentin që kanë qenë duke i bartur nga frigoriferi i vjetër në frigoriferin e ri, i kanë kontrolluar, i kanë parë, janë bazuar në lëndët që i kanë pasur më të vjetra, 2014-2014-2016 janë marrë dosjet. Rastet janë aty me kod, kur e kanë pa kodin dhe kanë shkuar në databazë, ka përkuar me rastin Dehari”, kishte thënë atëbotë Haxhiu.

Ndryshe, pak më herët gjatë ditës, brenda IML-se, njësi të hetimeve kanë kryer disa verifikime në disa frigoriferë.

Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat