Rama i famshëm në Kosovë, reagon Basha: Në këtë shtet gjen përkrahje edhe më shumë

Aktuale

Rama i famshëm në Kosovë, reagon Basha: Në këtë shtet gjen përkrahje edhe më shumë

Nga: A.SH Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:32
Dimal Basha

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka reaguar ndaj mediave në Shqipëri që sipas tij, po duan me zor ta bëjnë Edi Ramën të famshëm në Kosovë.

Sipas tij, hulumtimi tregon se 55% e qytetarëve të Kosovës nuk do ta donin asnjërin prej politikanëve shqiptarë nga Shqipëria t'i përfaqësonte në Kosovë. Vetëm 22% kanë zgjedhur Edi Ramën

Postimi në Facebook:

Mediat n’Shqipëri ia kanë msy me zor me ba t’famshëm Edi Ramën në Kosovë!

Ja një manipulim:

Të dhënat e një hulumtimi tregojnë që 55% e qytetarëve të Kosovës NUK do ta donin asnjërin prej politikanëve shqiptarë nga Shqipëria t'i përfaqësonte në Kosovë. Vetëm 22% kanë zgjedhur Edi Ramën.

Tash mediumi prapë e bën lajm titullin: “EDI RAMA POLITIKANI QË QYTETARËT NË KOSOVË DO DONIN T'I PËRFAQËSONI.”

Unë e kam një bindje që në Serbi gjen më shumë se 22% përkrahje, dhe kjo marrë parasysh raportet e tij të mira me Vuçiqin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat