Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Pastaselës dhe të Burimit

Aktuale

Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Pastaselës dhe të Burimit

Më: 31 mars 2024 Në ora: 12:57
Masakra e Pastaselës dhe të Burimit

Presidentja, Vjosa Osmani ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

Presidentja Osmani ka thënë se sot nëpërmjet kujtesës refuzojmë që të zbehët historia e të rënëve.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil.

Sot, nëpërmjet kujtesës, ne refuzojmë që me kalimin e kohës të zbehet historia e të rënëve. Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, ka thënë presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat