Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, ngritet aktakuzë ndaj dy të miturve

Aktuale

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, ngritet aktakuzë ndaj dy të miturve

Më: 1 prill 2024 Në ora: 15:06
Lulzim Fejzullahu

Gjykata ka ngritur aktakuzë ndaj Elton Kadriut dhe Artiol Abdullahut për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva.

Insajderi ka marrë vesh se të dyve iu është ngarkuar vepra penale “vrasje e rëndë”, në aktakuzë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi. I njëjti s’ka dhënë më shumë detaje.

Deri më tani, dy të akuzuarit kanë qëndruar në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “vrasje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat