Letra e Bërnabiqit dhe deklarata e O’Brien: Pse kjo e fundit ka mbetur në mjegullnajë?

Aktuale

Letra e Bërnabiqit dhe deklarata e O’Brien: Pse kjo e fundit ka mbetur në mjegullnajë?

Më: 1 prill 2024 Në ora: 15:24
James O’Brien

Në Qeverinë e Kosovës e përmendin shpesh letrën e kryeministres serbe Ana Bërnabiq, të cilën e ka dërguar në Bashkimin Evropian, ku Serbia kishte shprehur ‘rezerva sa i përket Marrëveshjes me Kosovën’.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James O’Brien, kishte thënë diçka rreth kësaj, por sot e asaj dite, kurrkush nuk e merr në referencë këtë deklaratë që sqarojmë më poshtë…

Me shkas nga një deklaratë të fundit të zëvendësministrit të jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ku ai thtoë se ‘Serbia është tërhequr nga marrëveshja’, para disa ditësh, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, pati deklaruar se ‘letra (në formën qysh ishte dërguar) ishtë tërhequr nga nga ana e Serbisë.

“Serbia është tërhequr nga marrëveshja ta kemi të qartë. Ngërçi është nga letra e 13 dhjetorit që e ka dërguar kryeministrja e Serbisë në BE, ku praktikisht dhe formalisht tërheqet Serbinë nga marrëveshja e 27 shkurtit. Duhet të kemi të qartë a kemi marrëveshje? A tërhiqet ajo letër dhe të kemi përsëri marrëveshje. Duhet të kemi nënshkrim dhe sekeuncim të marrëveshjes. Pra, unë mendoj se pikëpamja juaj është më optimiste sesa realiteti, pasi realiteti është shumë i vështirë nga kjo qasje e Serbisë”, thotë ai.

Zëri i Amerikës, do ta pyeste z.Obrien kështu rreth letrës së Bërnabiqit:

“Por sipas një letre që kryeministrja e Serbisë Bërnabiç u ka dërguar zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ajo realisht hedh poshtë përmbajtjen e atyre marrëveshjeve”.

Dhe përgjigja e O’Brien do të ishte kështu:

“Mendoj se varianti i parë i letrës, që hodhi poshtë (marrëveshjen), është tërhequr. Ato që unë shikoj, janë veprimet, njohja de facto. Normalizimi në këto dy komponentë kyçë u bë në muajt e fundit dhe ka diskutime për gjëra tjera që mund të bëhen, nëse punojmë ashtu siç punojnë shtetet moderne evropiane”.

Historia e shkurtër e letrës së Bërnabiq

Më 13 dhjetor, në Bruksel u mbajt samiti mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, përmes një letre dërguar Brukselit, pati shprehur rezerva për Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve që palët arritën në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mars, në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të saj.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës”, u tha në dokumentin përmes së cilit Serbia shprehu qëndrimin e saj.

Pak ditë pas 13 dhjetorit 2023, kryeministri Albin Kurti do të deklaronte se me këtë letër, Serbia ishte tërhequr nga Marrëveshja.

“Atë letër e kanë në dosje tash, me atë letër është tërhequr Serbia nga Marrëveshja Bazike. Nëse e lexoni atë letër, Serbia ka hequr dorë nga Marrëveshja Bazike, nuk do të duhej të merrem unë, le të merret ndërmjetësi me njërën palë që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike. Pse duhet të merrem unë me këtë gjë? Në dosjen e Brukselit, ajo letër është pengesë kapitale për normalizim dhe për bisedime të mëtutjeshme, pra le ta trajtojnë atë letër sepse pa u tërhequr ajo letër nuk bëhet tërheqja nga zotimi për Marrëveshjen Bazike”, pati deklaruar Kurti në fund të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat