Ish polici: Sveçla të përgatitë profesionistë, të shtojë numrin e efektivëve në veri

Aktuale

Ish polici: Sveçla të përgatitë profesionistë, të shtojë numrin e efektivëve në veri

Më: 1 prill 2024 Në ora: 17:35
Visar Rrecaj

Visar Rrecaj, ish-polic, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të fillojë të përgatisë profesionistë dhe të shtojë numrin e efektivëve në veri.

Kështu tha ai teksa ka komentuar deklaratën e ministrit se në Serbi po përgatiten terroristët.

“Institucionet e sigurisë duhet t’i marrin me seriozitet secilin informacion që e kanë dhe të punojnë në terren. E Pash një deklarim të ministrit që kishte zbuluar që atje atje po përgatiten terrorist, do të thoja nëse atje po përgatiten terrorist, Svecla le të fillojë dhe të përgatitë profesionistë. Duhet të shtojë numrin e efektivëve atje, të bëjë sa më shumë trajnime dhe të jemi sa më gati, mos të merret shumë me deklaratat por të merret me punë konkrete”, tha ai.

Sa i përket blerjes së armatimit, Rrecaj thotë se institucionet duhet t’i marrin me seriozitet paralajmërimet nga ana serbe se të njëjtat do të testohen.

“Armatimi i tillë dhe paralajmërimi se do të testohen duhet të merret me ma shumë seriozitet, në të njëjtën kohë mund ta kemi parasysh s e mund të jetë taktizim”.

Ai theksoi se “sulme mund të ketë por jo edhe luftë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat