“Vuçeviq do të jetë shërbëtori më i mirë i Vuçiqit”

Aktuale

“Vuçeviq do të jetë shërbëtori më i mirë i Vuçiqit”

Më: 1 prill 2024 Në ora: 20:20
Ragmi Mustafi

Ragmi Mustafi, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ka folur për kandidimi e Millosh Vuçeviq, ish-ministri serb i Mbrojtjes për kryeministër të Serbisë.

Ai ka deklaruar se kjo gjë nuk është aspak e mirë dhe nuk është në favor aspak të shqiptarëve të Luginës.

Më tej, ai ka thënë se Vuçeviq nuk është se do të ketë një qasje të duhur edhe ndaj shteteve të rajonit, kur u pyet për Kosovën.

“Ky është shërbëtori më i mirë që i shërben më së miri Vuçiqit, dhe asaj se cili i shërben çështjes rajonale”.

“Vuçeviq do të jetë shërbëtori më i mirë, ai do ta vazhdojë një qasje që e ka pasë deri tani Serbia, nuk do të jetë një qasje evropiane, por kësaj radhe do të parapëlqej një qasje ruse”, ka thënë Mustafi.

Vuçeviq akuzohet nga institucionet në Kosovë si organizator i agresionit në Banjskë të Zveçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat