Prapavija se pse ShBA-ja po duket se po e merr me të mirë Serbinë, sipas Bislimit

Aktuale

Prapavija se pse ShBA-ja po duket se po e merr me të mirë Serbinë, sipas Bislimit

Më: 1 prill 2024 Në ora: 23:54
Faton Bislimi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Faton Bislimi, ka thënë që ShBA-ja po tenton të shmangë një konflikt të radhës në Ballkan, prandaj e ka këtë sjellje që palës kosovare i duket sikur po e merr me të mirë fqinjin e Kosovës.

“Kur neve shpesh herë na duket që Shtetet e Bashkuara po e përkëdhelin Serbinë, po e marrin me të mirë thënë në gjuhën popullore, ka një prapavijë pas kësaj, dhe prapavija është, t’i shmangemi ndonjë skandali që do të krijonte një destabilizim më të madh në rajonin e Ballkanit, t’i shmangemi me çdo kosto edhe një konflikti të ri në rajonin e Ballkanit sepse Ballkani historikisht ka qenë vatër e konflikteve”, ka thënë Bislimi.

“Ne jemi dëshmitarë edhe të luftërave të fundit në Ballkan.

Dhe jemi viktimat kryesore të agresionit serb, të gjenocidit serb karshi një popullate etnike shqiptare në Kosovë për të vetmin faj që ishin shqiptarë dhe kurrgjë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat