Abdixhiku nga Prizreni: Fabrikat e punëtorët do ta bëjnë këtë vend, investimet për zhvillim me ‘Rrugën e Re’ 1.1 miliard në vit

Aktuale

Abdixhiku nga Prizreni: Fabrikat e punëtorët do ta bëjnë këtë vend, investimet për zhvillim me ‘Rrugën e Re’ 1.1 miliard në vit

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:40
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se politika ka për detyrë t’i ndihmoj fabrikat e Kosovës në rrugën për ta bërë Kosovën vend të zhvilluar e me mirëqenie.

“Fabrikat e Kosovës, punëtorët tanë, njerëzit që hapin shtigje të reja biznesi, kanë për të bërë këtë vend të zhvilluar e me mirëqenie. Politika ka vetëm një detyrë – të ju ndihmojë në këtë rrugëtim.”

Abdixhiku ka vizituar fabrikën Zinkuine në Prizren, ku tha se kuptoi sfidat e biznesit dhe pritjet e punëtorëve.

“Së bashku me Dritonin, vizituam fabrikën Zinkuine në Prizren. Aty, nga 80 punëtorët me kontratë të plotë, përpunoheshin produktet e zinkut, aluminit e plumbit. Të njëjtat eksportoheshin për në Holandë. Made in Kosovë! Gjatë qëndrimit mes tyre, kuptova edhe për sfidat e biznesit edhe për pritjet e punëtorëve. Dhe në të dy fushat ka shumë për t’u bërë.”

Ai ka thënë se në tri vitet e kaluara, investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori.

“Në tre vitet e shkuara, investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori. Në mesatare, në këto tre vite, pjesëmarrja e investimeve qendrore në buxhet është vetëm 11%. Sa për krahasim, në vitin e pandemisë, kjo pjesëmarrje ishte 10%. Aty-këtu sikurse në mbyllje totale; aty-këtu sikurse në këto tre vite qeverisje!|

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim, derisa ka shtuar se “Rruga e Re” e ofron këtë zhvillim.

“Nga 1.1 miliardë euro investime çdo vit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat