Padia e Qeverisë ndaj Serbisë për gjenocid, ekspertët juridikë skeptikë

Aktuale

Padia e Qeverisë ndaj Serbisë për gjenocid, ekspertët juridikë skeptikë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 20:07
Ismet Salihu

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, i ka shprehur preokupimet e tij lidhur me çështjen e padisë së Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid.

“Kjo është çështje shumë komplekse, shumë serioze. Lidhur me këtë, t’ju them, ne në Kosovë më shumë flasim duke filluar prej pushtetarëve tanë, mandej mediave e të tjera, por ndryshe punë sistematike, punë profesionale. Punë çfarë duhet të bëhet për fillimin dhe procedimin e krimeve të gjenocidit. Deri më tani mjerisht në Kosovë nuk është punu”, ka thënë Salihu.

Ndërsa, avokati Hamdi Podvorica deklaroi se Kosova duhet të përgatitet në mënyrë të gjithanshme që një ditë kur t’i plotësojë të gjitha kushtet ta parashtrojë padinë e saj pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale për akuzimin e Serbisë për kryerjen e gjenocidit në Kosovë.

Ndërsa, avokati Hamdi Podvorica deklaroi se Kosova duhet të përgatitet në mënyrë të gjithanshme që një ditë kur t’i plotësojë të gjitha kushtet ta parashtrojë padinë e saj pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale për akuzimin e Serbisë për kryerjen e gjenocidit në Kosovë.

“Tani për tani duhet të përgatitet në atë drejtim që ta kompletojë dokumentacionin mbi gjenocidin e kryer nga ana e Serbisë në Kosovë. Duhet mbledhë të gjitha faktet e besueshme në bazë të të cilëve do të mund të vërtetohej se me të vërtetë Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer gjenocid. Dhe nuk ka kurrfarë dilemash se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, duke marr parasysh konventën për parandalimin e gjenocidit në Kosovë dhe dënimet të miratuar nga ana e OKB-së në vitin 1948”, deklaroi ish-gazetari dhe avokati Podvorica.

Tutje ai shtoi se në bazë të kësaj konvente, në qofte se vetëm një grimë është kryer shfarosja e një komuniteti, e shfarosja e një grupi etnik apo shfarosje e një kombi, atëherë kjo paraqet krim gjenocidal.

“Duke marrë parasysh këtë konventë, atëherë mua më mbetet të konstatoj se Serbia vërtetë ka kryer krim gjenocidial në Kosovë. Prandaj tani duhet që Kosova të përgatitet me prova dhe fakte në mënyrë që kur të vijë momenti, ta parashtrojë padinë para Gjykatës Penale Ndërkombëtare”, theksoi Podvorica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat