Analistët paralajmërojnë kompromise rreth çështjes së dinarit

Aktuale

Analistët paralajmërojnë kompromise rreth çështjes së dinarit

Më: 2 prill 2024 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Kanë mbetur edhe dy ditë kur Prishtina e Beogradi zyrtar do t’i kthehen sërish tavolinës së diskutimeve në Bruksel, në një tentativë të re për të gjetur zgjidhje të pranueshme për rregulloren që i jep fund përdorimit të dinarit në Kosovë.

Njohësit e këtij procesi thonë për RTK se në këtë fazë, Bashkimi Evropian do ta shtojë edhe më shumë presionin, e Kosova do të jetë e obliguar që të bëjë kompromise.

E derisa është shtuar presioni politik, janë ngritur shqetësime se raportet e Kosovës me ndërkombëtarët në këtë fazë nuk janë të mira.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas takimit të fundit të Brukselit, pati deklaruar se propozimet e Kosovës dhe Serbisë janë shumë larg njëra-tjetrës.

Propozimet e dhëna në tavolinën e diskutimeve nuk janë bërë publike as nga Bashkimi Evropian e as nga palët dialoguese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat