Bunjaku: E kemi NATO-n se sa për Sveçlën moti kish hy Serbia në Kosovë

Aktuale

Bunjaku: E kemi NATO-n se sa për Sveçlën moti kish hy Serbia në Kosovë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 00:08
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi i ka cilësuar si të papranueshme deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bisilimi i cili paralajmëroi se Serbia po përgatitë sulme të dhunshme afër kufirit me Kosovën.

Bunjaku tha se këto deklarata janë mesazh i tmerrshëm për qytetarët e vendit por edhe për investitorët që duan të investojnë në Kosovë.

Madje ajo deklaroi se “ne e kemi NATO-n që na mbronë kufijtë, se sa për Sveçlën moti kishin hy ata në Kosovë e kishin bo tmerr në Republikën tonë”.

“Ky është një mesazh i tmerrshëm për qytetarët dhe investitorët që duan të investojnë në Kosovë. Kjo deklaratë e ministrit është e papranueshme. Ne e kemi NATO-n që na mbronë kufijtë se sa për Sveçlën moti kishin hy ata në Kosovë e kishin bo tmerr në Republikën tonë. Po përtej kësaj unë e kisha sygjeru që ai mos me kriju panik te qytetarët sepse puna e tij është për me i mbrojtë qytetarët e Republikës së Kosovës. E ka policinë, e ka ushtrinë, jemi shtet dhe falë Zotit i  kemi të gjithë mekanizmat, e ai si ministër është veç për me kry punën e vet me i udhëheqë, me mbrojtë republikën tonë”, tha deputetja e LDK-së.

Derisa tha se nuk e kupton se çka i duhet një ministri një deklaratë e tillë e cila siç tha ajo, po krijon panik te qytetarët.

“Përtej kësaj nuk e kuptoj se çka i duhet një ministri një deklaratë e tillë me kriju këtëfarë paniku të qytetarët. Për këtë arsye dhe janë qeveri adoleshente, qeveri praktikantësh dhe nuk e di sa kohë iu dashtë për me u mësu së paku pak, se për me bë punë të meqme marë e mirë në këtë vend kjo qeveri nuk bëhet fjalë, por së paku është dashtë me ditë se qysh duhet me u sjellë për ministër”, shtoi tutje Bunjaku-Rexhepi.

Ndryshe, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, të hënën ka paralajmëruar sulme të dhunshme nga serbët afër kufirit me Kosovën.

Në një intervistë për News24 të Shqipërisë, tha se për këtë sulm ka informata se po trajnohen rreth 400 ekstremistë serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat