“Në kohë të vjeshtës” – Ja kur i preferon zgjedhjet e parakohshme, ministri Peci

Aktuale

“Në kohë të vjeshtës” – Ja kur i preferon zgjedhjet e parakohshme, ministri Peci

Më: 3 prill 2024 Në ora: 00:48
Faton Peci

Ministri Faton Peci është pyetur se a jemi në një situatë të zgjedhjeve të parakoshme dhe a është pro zgjedhjeve të parakoshme.

Peci u përgjigj se peridha më e mirë për zgjedhje të parakohshme është muaji shtator – tetor.

“Katër deri në gjashtë muaj para afatit të rregullt presidentja shpallë datën e zgjedhjeve që i bie dikund nga fundi i gushtit, për mua personalisht nuk ka ndonjë farë peshe nëse shkojmë mbas 2-3 muajve apo edhe në fundvit, unë e favorizoj shkuarjen në zgjedhje në fund të vjeshtës muajin shtator apo tetor, arsyeja është se pse më i nxjerrë qytetarët në periudhën e ftohtë të janarit”, tha ai.

Derisa ministri e tha këtë deklaratë patë edhe shumë mospajtime nga ana e analistëve në studio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat