Totaj: Kurti le ta shkarkojë veten, kjo Qeveri nuk po jep rezultate

Aktuale

Totaj: Kurti le ta shkarkojë veten, kjo Qeveri nuk po jep rezultate

Më: 3 prill 2024 Në ora: 00:51
Shaqir Totaj

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, porse nuk duhet punuar për ta shkarkuar kryeministrin Albin Kurti, por ai duhet ta shkarkojë veten.

“Unë besoj që ne nuk do të duhej të punojmë në shkarkim të z.Kurti. Ai ose le ta shkarkon vetveten ose le ta përfundojë mandatin”, është shpreh Totaj.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ditë më parë e ka propozuar 9 qershorin si datë të shkuarjes së vendit në zgjedhje, megjithëse është bërë thirrje për mocion rrëzimi të Qeverisë Kurti por nuk ka asgjë konkrete.

“Nuk duhet ta viktimizojmë Kurtin. E kemi viktimizuar njëherë, është viktimizuar ai vet, tash le ta përfundojë mandatin”, tha Totaj.

Totaj tha se Qeveria Kurti nuk ka kryer asnjë punë të mirë dhe tha se “s’ka asnjë rezultat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat