​Zulfaj i reagon Petkoviqit pas fyerjeve ndaj Lulzim Hetemit

Aktuale

​Zulfaj i reagon Petkoviqit pas fyerjeve ndaj Lulzim Hetemit

Më: 3 prill 2024 Në ora: 17:17
Petar Petkoviq

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar pasi kryengociatori serb Petar Petkoviq sot iu referua një kryetari të komunës së Kosovës si “Gauleiter”, “udhëheqës rajonal i Partisë Naziste”.

Ai në një postim në rrjetin X e ka quajtur fyese dhe thellësisht injorante të krahasosh një kryetar komune të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të njohura nga QUINT, me një udhëheqës rajonal të epokës naziste.

“Ky krahasim nuk është thjesht një sharje; pasqyron gjithashtu paturpësinë e Petkoviqit dhe zbulon mentalitetin e tij. Nuk është për t'u habitur, duke pasur parasysh se ai është anëtar i një partie politike, lideri i së cilës shërbeu si ministër i propagandës gjatë regjimit të Millosheviqit, i cili kreu gjenocid dhe spastrim etnik në Bosnje dhe Kosovë,” ka shkruar ai.

Petkoviq sot reagoi ndaj vizitës së sotme të kryeministrit Albin Kurti në veri, duke thënë se “nuk ka çfarë të kërkojë në veri, pasi nuk është i mirëpritur”.

“Ai shkoi në ndërtesën e komunës, ku e priste “Gauleiteri” dhe kryetari “i rrejshëm” i komunës,”, tha ai duke iu referuar kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat