Zyrtari i Telekomit: Llogaritë janë bllokuar shkak i borxheve, por detyrimet janë plotësuar

Aktuale

Zyrtari i Telekomit: Llogaritë janë bllokuar shkak i borxheve, por detyrimet janë plotësuar

Më: 3 prill 2024 Në ora: 18:04
Telekomi

Llogaritë e Telekomit të Kosovës janë bllokuar në fund të muajit shkurt, si pasojë e një borxhi në vlerë të disa miliona eurove ndaj kompanisë tjetër telefonike, “Dardafon”.

Zyrtari i financave dhe thesarit të Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi, ka theksuar se bllokimi nuk ka të bëjë me mosplotësimin e detyrimeve, pasi sipas tij, Telekomi i Kosovës ka përmbushur plotësisht detyrimet e tyre.

Ai në emisionin FIVE, ka thënë se Telekomi ka paguar në tërësi vendimin e arbitrazhit dhe madje sipas tij, është tejkaluar shuma në vlerë prej 10.5 milionë euro.

“Llogarit janë bllokuar bazuar në vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, obligimet ndaj vendimet të arbitrazhit Telekomi i Kosovës jo vetëm që i ka paguar në tërësi por e ka kaluar një vlerë prej 10.5 milionë euro. Është mirë ta sqarojë për opinionin, se është krijuar një përshtypje se Telekomi nuk po e zbaton një vendim të arbitrazhit, Telekomi e ka zbatuar vendimin dhe të gjitha vendimet e instancave gjyqësore në Kosovë që kanë qenë dhe janë në fuqi. Konteksti është lidhur me pagesat që në konsiderojmë që i kemi paguar lidhur me këtë vendim të arbitrazhit, ndërsa pala tjetër Dardafoni konsideron se Telekomi nuk i ka paguar të gjitha obligimet”, ka thënë Klemendi.

Ai gjithashtu ka theksuar se ata kanë dëshmuar para gjykatës se kanë kryer të gjitha pagesat dhe kompensimet në lidhje me vendimin e arbitrazhit, të cilat arrinin në një shumë prej 40.6 milionë euro.

Kelmendi ka thënë se një ekspertizë profesionale është kërkuar nga gjykatat për të vërtetuar detyrimet e tyre, gjë që është shkak për rikthimin e rastit në rigjykim disa herë.

“Ne kemi listën ku dëshmohet dhe ia kemi dëshmuar edhe gjykatës, ku janë të procesuume të gjitha pagesat dhe kompensimet që janë bëë në emër të këtij vendimi të arbitrazhit që në total e kapin vlerën prej 40.6 milionë euro janë pagesat dhe kompenzimet  që janë bërë në emër të këtij vendimi të arbitrazhi. Ndërsa vendimi fillestar i arbitrazhit ka qenë obligim shuma prej 27 milionë euro, pra shihet qartë që kemi tejkalim të pagesave. Shkalla e parë disa prej këtyre kompensimeve si ka marrë parasysh, ndërsa shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale tri herë radhazi e ka kthy rastin në rigjykim për shkak se shkalla e parë nuk po pranon për me caktu një ekspertizë profesionale e cila i konstaton këto qëndrime të Telekeomit”, ka deklaruar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat