“Vota e shqiptarëve është më e sigurt se e boshnjakut apo maqedonit”, deputetja shqiptare synon mandatin e katërt në Kroaci

Aktuale

“Vota e shqiptarëve është më e sigurt se e boshnjakut apo maqedonit”, deputetja shqiptare synon mandatin e katërt në Kroaci

Më: 3 prill 2024 Në ora: 20:07
Emina Lekaj Perlaskaj

Kandidatja për deputete në parlamentin kroat, Emina Lekaj Perlaskaj, e pyetur nga autori i emisionit, Arsim Lani, për synimin që ta marrë mandatin e katërt në Parlamentin kroat dhe sa e vështirë mund të jetë diçka e tillë, ajo u shpreh se vota e shqiptarëve është më e sigurt se e boshnjakut apo e maqedonit.

“Është pak e vështirë se me të drejtën kushtetuese për pakica, ne kemi mundësi të përzgjedhim një deputet prej pesë pakicave, përveç meje janë edhe një prej pakicës boshnjake dhe një shqiptare.

Boshnjakët janë me numër më shumë se shqiptarë”, tha kandidatja për deputete në parlametin kroat, Emina Lekaj Perlaskaj.

Tutje, Lekaj-Perlaskaj thotë se nuk pret që të votohet nga boshnjakët.

“Vota e shqiptarit është më e sigurt se e boshnjakut apo e malazezit, maqedonasit, edhe pse mendoj se raportet e mira që i kemi pas, ndoshta kanë lidh nje marrëdhënie që e ndjejmë veten si përgjegjës moral, por gjithmonë ju drejtohem votuesve shqiptar”, shtoi Lekaj Perlaskaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat