“Mrekulli - Kryeprokurori i ardhshëm i Kosovës, Gazmend Halilaj”

Aktuale

“Mrekulli - Kryeprokurori i ardhshëm i Kosovës, Gazmend Halilaj”

Nga: N. Sh. Më: 3 prill 2024 Në ora: 22:04
Halil Geci dhe Gazmend Halilaj

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka thënë se, Kryeprokuror i ardhshëm i Kosovës do të jetë avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj.

Geci kështu thotë, sipas informacioneve jozyrtare të afërta me Qeverinë.

Ai këtë e quan një mrekulli për Kosovën.

“Kryeprokurori i ardhshëm i Kosovës, Gazmend Halilaj

Sipas informatave jo zyrtare por të aferta me qeverinë flitet se Gazmend Halilaj do të jetë kryeprekuror i ardhshëm i Kosovës.

Gazmendi njihet një avokat që e lufton krimin pa kompremis është një jurist i shkëlqyer me provim të jurispodences momentalisht ushtron rolin e AVOKATIT.

Nëse ndodhë kjo për Kosovën do jetë një mrekulli”, shkruan Geci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat