Nagavci e ashpër me opozitën: Shqetësohem kur flisni broçkulla

Aktuale

Nagavci e ashpër me opozitën: Shqetësohem kur flisni broçkulla

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:54
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vazhduar përplasjet me deputetët opozitarë për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët 2023-2024.

Nagavci duke iu reaguar deputetëve opozitarë tha se ajo është e shqetësuar kur po dëgjon të zgjedhurit e popullit të flasin siç u shpreh ajo, broçkulla.

Nagavci: Shqetësohem kur shoh deputetë që flasin broçkulla

Unë nuk jam nervoze dhe as nuk jam e frustruar. Por sigurisht se shqetësohem kur shoh deputetë, madje profesor universitar dhe mësimdhënës që flasin këto broçkulla. Shpesh, nuk e dinë ose qëllimshëm keqinterpretojnë dhe flasin, pasi brengosem çka bëjnë këta në auditoriume me studentë...Arsye për keqpërdorime nuk ka. Arsye për frikë për ju, po ka. Vazhdojmë dhe hetojmë secilën proces, secilën hallkë, secilën ndërhyrje në shtëpitë botuese, dhe gjithçka çka keni bërë”, tha ajo.

Ndaj këtyre deklarimeve të ministres Nagavaci ka reaguar deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili tha se si pedagog që është do t’ia kishte thyer notën e sjelljes ministres Nagavci për këto deklarime, derisa e akuzoi ministren se po e përndjek, pasi po merret me diplomën e tij universitare.

Shala: Ua kisha thyer notën e sjelljes ministre Nagavci

Minimumi njerëzor ta kisha thyer notën e sjelljes si pedagog 26-vjeçar për komunikim me deputetët...Ke emëruar në krye të institucionit më kredibil të shtetit për akreditim, njerëz që kanë marrë nënshkrimin e Papoviqit në vitet e 90-tat”, tha Shala.

Ministrja Nagavci hodhi poshtë deklarimet e deputetit Shala, teksa e akuzoi atë se e ka marrë shtëpinë që është pronë e universitetit.

Nagavci: Shtëpia ku ju banoni është pronë e universitetit

Unë nuk jam marrë me diplomën e juaj, por para se të flisni është mirë me thënë se si e keni marrë shtëpinë e universitetin ku banoni. Tregoni edhe restorantin, a është e jotja? Po, kemi kërkuar zyrtarisht të gjitha pronat e universitetit, përfshi shtëpinë ku ju jetoni. Po ashtu edhe ndërhyrjet që i keni bërë në punën time, kush është Dardan Vuniqi që ti i jep porosi njerëzve që punojnë në institucione të arsimit të lartë”, deklaroi ministrja Nagavci.

Deputeti Shala tha se shtëpia është e tij, derisa akuzoi ministren se më mënyrë të paligjshme po menaxhon Universitetin e Prishtinës me bord të jashtëligjshëm.

Shala: Shtëpia është e imja, po menaxhoni jashtëligjshëm UP-në

A po e kuptoni se kjo me njerëz të Radivojës është duke më ndjek, por kjo duhet me ditë se me Radivojo Papoviqin e kemi kryer me kohë. E nderuar shtëpinë e kam me emrin tim është e legalizuar dhe është pronë privat. E vetmja shtëpi është e imja. Me Radivojen nuk mund të më ndiqni mua, pasi e kam kryer moti. E treta, ministrja ka dështuar dje në universitet se organizata studentore që kjo ka financuar ka humb dje. Në mënyrë të paligjshme ka menaxhuar me universitetin një vit me bord të jashtëligjshëm”, theksoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat