Ministri Murati tregon cilat janë sukseset më të mëdha të Qeverisë Kurti për tri vjet

Aktuale

Ministri Murati tregon cilat janë sukseset më të mëdha të Qeverisë Kurti për tri vjet

Më: 5 prill 2024 Në ora: 06:15
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për sukseset e qeverisë në tri vjet.

Ai ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti e ka ndalur hajninë dhe korrupsionin.

Ministri Murati është shprehur se të hyrat tatimore janë rritur për një miliardë. Ai tha se ekonomia e vendit është rritur, sipas gati për tre miliardë në këto tri vjet të qeverisjes së Albin Kurtit.

“Shifrat e tregojnë rritjen ekonomike dhe kjo është e pakontestueshme.”, tha ai.

Ai e konsideron si sukses që rreth 400 mijë fëmijë dhe 50 mijë lehona marrin shtesa.

“Është ndalë hajnia janë mundësu shtesat e fëmijëve. E kemi ndalë gjakderdhjen në ndërmarrjet publike. Po duhet mi përmend disa gjëra prej fillimit se po harrohet si ka qenë.”, ka thënë Murati.

Ministri Murati tha se të kaluarën ka pasur nepotizëm e mbushje të ndërmarrjeve me militantë partiakë, kurse tash ka ndodhur një transformim i madh.

Murati tha se sukses tjetër i qeverisë është shtrirja e sovranitetit. “se di a e ka ditë dikush cfarë ngjyre të fasadës ka pasur komuna e Leposaviqit. As foto nuk kemi parë, as gazetarët nuk kanë guxuar të shkojnë kurse tash ajo pjesë është si në tërë pjesën tjetër të vendit. Qytetarët atje tash jetojnë të lirë prej bandave kriminale dhe ka sovranitet.”, tha ai.

Murati si sukses të qeverisë e cilësoi edhe liberalizimin e vizave, duke thënë se e kanë ndalur korrupsionin.

Po ashtu ai tha se qeveria i ka nënshkruar 900 milionë euro marrëveshje financiare ndërkombëtare, e që sipas tij 400 milionë janë grante.
Sipas tij përkudnër sfidave globale qeveria ka treguar sukses.

“Si punë të ministrisë, problemet dhe vështirësitë nuk është se nuk i kam ditur. Normal që nuk e kemi pritur që krejt këto probleme globale, pandemia, inflacioni, kriza energejtike, lufta në Ukraninë, të gjitha këto probleme ka qenë pak e imagjinueshme megjithatë kosnideroje se kemi arritur të ia dalim mbanë.”, tha ai.

Ministri Murati tha se në qeverisjen e Vetëvendosjes janë mbështetur bizneset dhe të gjithë janë trajtuar barabartë.

Ai tha se bujqit i Kosovës janë më të subvencionuarit në rajon.

“Kurrë më përpara nuk ka pasur mbështetje për bizneset dhe të rinjt.”, u shpreh ai.

Murati u shpreh se Qeveria i ka mbështetur fillimish shtresat më të cenueshme si pensionistët e fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat