Ministri Sveçla arrin në vilën e Milan Radojiçiqit

Aktuale

Ministri Sveçla arrin në vilën e Milan Radojiçiqit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:18
Xhelal Sveçla

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë shkuar për vizitë në veri të vendit, konkretisht të vila e terroristit Milan Radoiçiq.

Haxhiu tha se ishin për vizitë te kjo vilë për të parë në qoftë se të gjitha veprimet që është dashur të merren nga ministria e Drejtësisë janë adresuar, e sidomos në kuptimin e sigurisë, teksa bëri të ditur se aty janë vendosur edhe kamera të sigurisë.

“Tashmë, kjo vilë ka të vendosura kamerat e sigurisë, për të përcjellur secilin detaj e secilën lëvizje dhe për të parandaluar çfarëdo përpjekje për të penguar punën e zyrtarëve por edhe të policisë”.

“Mirëpo, përvec kamerave, janë edhe policia që po qëndron këtu për ta ruajtur këtë pasuri të paluajtshme”, tha Haxhiu.

Dje, Policia e Kosovës ia ka konfiskuar disa prona terroristit Milan Radoiçiq, ku në mesin e tyre janë shumë vetura, banesa, restoranti e anija, të cilat tashmë janë nën menaxhimin e ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat