Durmishi: Sot filluam me shtresën e parë të asfaltit në rrugën Prishtinë-Podujevë

Aktuale

Durmishi: Sot filluam me shtresën e parë të asfaltit në rrugën Prishtinë-Podujevë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:58
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dhënë detaje lidhur me fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se punimet për këtë rrugë, po avancojnë çdo dit e më shumë.

“Sot, filluam me shtresën e parë të asfaltit tek LOT1 - Segmenti me gjatësi prej 800m, e me gjerësi prej 7,5m.

Jemi të përkushtuar që punët të ecin me ritme sa më të shpejta, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës, ku pritet që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar kështu lëvizjen dhe rritur parametrat e sigurisë rrugore”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë

Punimet për rrugën Prishtinë-Podujevë, po avancojnë çdo dit e më shumë

Sot, filluam me shtresën e parë të asfaltit tek LOT1 - Segmenti me gjatësi prej 800m, e me gjerësi prej 7,5m. Jemi të përkushtuar që punët të ecin me ritme sa më të shpejta, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës, ku pritet që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar kështu lëvizjen dhe rritur parametrat e sigurisë rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat