Mujaj: E ekzagjeruar pjesëmarrja e ministrave te vila e Radoiçiqit

Aktuale

Mujaj: E ekzagjeruar pjesëmarrja e ministrave te vila e Radoiçiqit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 18:29
Muhamet Mujaj.

Në lidhje se çfarë po ndodh në veriun e Kosovës, ku përfshihet edhe konfiskimi i pasurisë së atyre që kanë kryer sulmin terrorist të Banjskës, në Info Magazine të Klan Kosovës foli avokati, Muhamet Mujaj.

Ai u shpreh se lidhur me këtë çështje merret vetëm policia, prokuroria dhe gjykata.

Mes të tjerash, ish-hetuesi i krimeve të rënda, tha se pjesëmarrjet e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe ministrit të Punëve të Brenshem, Xhelal Sveçlës janë të ekzagjeruara,.

“Të gjitha reagimet që i kemi parë sot dhe dje gjatë ditës, deklarimet politike, konsideroj që janë të tepërta, për shkak se kjo çështje i takon gjykatës, meqë jemi vend gjyqësor, dje konfiskimet dhe sekuestrimet kryejn në procedura gjyqësore”, tha Mejaj.

“Procedurat administrative nuk i takojnë shtetit tonë, por është gjykata dhe prokuroria ajo që cakton masa ndaluese sa i përket pasurisë e masave të tjera të luajtshme e të paluajtshme”.

“Janë të ekzagjeruara pjesëmarrjet në prona të tilla, them për faktin që kjo punë i takon policisë,, prokurorisë dhe gjykatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat