Shala: Së pari Kurti të bëjë këtë gjë, pastaj flasim për datën e zgjedhjeve

Aktuale

Shala: Së pari Kurti të bëjë këtë gjë, pastaj flasim për datën e zgjedhjeve

Më: 7 prill 2024 Në ora: 09:01
Kujtim Shala

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Ai thotë se për t’u caktuar data e zgjedhjeve, fillimisht duhet që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje.

Sipas Shalës, për të ndodhur kjo, ekziston mundësia që rënia e Qeverisë të ndodhë qoftë përmes mocionit të mosbesimit me votat e shumicës ose përmes dorëheqjes.

’Që të flasim për datën e zgjedhjeve, duhet të japë dorëheqje Kurti ose ta rrëzojë qeverinë e tij me anën e mocionit, me votat e shumicës’’, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat