“Asocicacioni thikë pas shpine Kosovës”, Maxharraj: Kosova nuk guxon ta themelojë pa...

Aktuale

“Asocicacioni thikë pas shpine Kosovës”, Maxharraj: Kosova nuk guxon ta themelojë pa...

Nga: A.SH Më: 11 prill 2024 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Ambasadori gjerman në Kosovë John Rohde, ka thënë se Kosova duhet të lëvizë përpara me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Profesori Binak Maxharraj ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se kjo edhe nuk duhet të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por as nuk duhet të themelohet pa njohje reciproke.

Ai si shmenull për këtë merr Republika Srpska në Bosnje.

Postimi i plotë:

JOHN ROHDE, KOSOVA DUHET TE LEVIZË ME ASOCIACIONIN.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde paska dale ne pah duke e lidhë votimin e Kosovës ne KE ne muajin e ardhshëm për te krijuar një pozitivitet përpara se KE te thotë fjalën përfundimtare me krijimin e Asociacionit. Kjo nuk është e sakët sepse anëtarësimi i Kosovës ne KE nuk është kusht më levizjën e Asociacionin.

Asociacioni nuk lidhet me procedurat e Kosovës për tu pranuar ne KE, sepse çështja e Asociacinit është shumë komplekse, bile edhe me komplekse se sa edhe anëtaresimi I Kosovës ne KE, sepse Asocoacioni siç e kërkon Serbia është thikë pas shpine Kosovës qe një etnitet me 2% ne Kosovë te krijoj te krijoj një mini shtet ne shtetin e Kosovës. Shembull me eklatant është “Republika Srpska”ne Bosnje e Hercegovinë me Dodikun prorus.

Një gjë e këtillë nuk na duhet as nuk lejojmë te ndodhë.

Asociacioni z.Rohde mund te ndodhë vetem ateherë kur Serbia te njohë Kosovën si shtet te pavarur, derisa kjo te mos ndodhë nuk mund te këtë Asociacion një etnik serb ne Kosovë.

Pra, z.Rohde Asociacioni nuk guxon te arrihet nen presionin ndërkombetarë(ShBA/BE)me kërcënime e shantazhe qe nuk respekton sovranitetin e Kosovës dhe pa njohjën e Kosovës si shtet nga Serbia është fatale për Kosovës, është tradheti e nderkombetarve dhe është fatale për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat