Jasharaj: Kërkojmë të ngritet koeficienti për 30%, të mos preken assesi kontratat individuale

Aktuale

Jasharaj: Kërkojmë të ngritet koeficienti për 30%, të mos preken assesi kontratat individuale

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:49
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka treguar për hapat e mëtutjeshëm që kjo sindikatë do t’i merr dhe kërkesat e shqetësimet që ata kanë.

Kreu i kësaj sindikate thotë se janë në koordinim edhe me disa sindikata tjera rreth organizimit të protestës se 1 majit e po ashtu ka pasur dhe do të ketë takime me disa udhëheqës sindikatash për organizimin e saj.

‘’Ne jemi duke u angazhuar përmes kryetarëve të nivelit komunal dhe të universiteteve, pra që ta organizojmë sa më mirë. Tash për tash jemi duke u angazhuar për ta organizuar protestën e 1 majit dhe kemi kërkesa edhe nga sindikatat tjera që të na bashkohen, kemi pasur takim me Sindikatën e Infermierëve dhe Mamive dhe të hënën kemi një takim edhe me shoqatën e sektorit private dhe të hënën takohemi me dy palët për të koordinuar protestën me ta’’, potencon Jasharaj.

Ai thotë se kanë disa kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e veçmas ndaj ministres Arbërie Nagavcit.

Kërkesa bazë e SBASHK-ut, është që koeficienti të ketë rritje prej 30%, pasi që sipas tij një koeficient i tillë është i vogël dhe po përben pakënaqësi tek ata.

“Me 1 maj nuk do të marrin pjesë gjithë të punësuarit e sektorit privat, pra do të jetë e pranishme kryesia, kryetarët sindikal, përfaqësuesit komunal të shoqatave, pra qëllimi është me 1 maj t’i tregojmë të gjitha shqetësimet. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë komunikim me Qeverinë Kurti dhe as me ministren Nagavci. Kërkesa jonë është që vlera e koeficientit të mos jetë kjo që është tani prej 110 euro sepse ka krijuar pakënaqësi dhe akoma më të mëdha dhe është kërkesë legjitime që vlera e këtij koeficienti të rritet për 30%’’, deklaron Jasharaj.

Jasharaj thotë se ka tendenca që kontratat në arsim që kanë qenë me kohë të pacaktuar të kthehet në kontrata një vjeçare

“Kërkesë tjetër është edhe Ligji për Sigurime Shëndetësore që po iu kushton të gjithëve dhe po ashtu kërkojmë që të mos preket kontrata individuale e punës ngase kemi informacione jo-zyrtare se ka tendencë, që kontratat në arsim që kanë qenë me kohë të pacaktuar të kthehen dhe të bëhen kontrata një vjeçare dhe kjo është shkelje. Pra këto janë kërkesat tona, deri me 1 maj pastaj shohim’’, përfundon Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat