Vokrri: Nuk do të sigurohen votat për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në veri

Aktuale

Vokrri: Nuk do të sigurohen votat për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në veri

Më: 11 prill 2024 Në ora: 19:15
Arbër Vokrri

Më 21 prill, në katër komunat veriore do të ketë votim për shkarkimin apo jo të kryetarë shqiptarë.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Arbër Vokrri, u shpreh i bindur se kryetarët aktual do të mbesin deri në zgjedhjet e rregullta, në vitin 2025.

“Lista Serbe do të dështojë në pengimin e integrimit të qytetarëve serbë në jetën institucionale të vendit”, tha Vokrri në Info Magazine..

Numri dy i MAPL-së theksoi se qytetarët serbë kanë goxha shumë presion nga Lista Serbe për t’u mos integruar në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë, madje duke shkuar edhe me metodat e tentim-vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat