​Dorëheqjet e prokurorëve serbë në Mitrovicë, KPK del me rekomandim

Aktuale

​Dorëheqjet e prokurorëve serbë në Mitrovicë, KPK del me rekomandim

Më: 11 prill 2024 Në ora: 19:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK) ka diskutuar sot mbi vështirësitë e krijuara gjatë trajtimit të lëndëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës pas dorëheqjes së prokurorëve serbë, ku është paraqitur nevoja e plotësimit me prokurorë shtesë.

Me këtë rast është aprovuar rekomandimi i kryesuesit të KPK-së Ardian Hajdaraj për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme me anë të transferimit të tre prokurorëve për një periudhë tremujore, çështje kjo.

E cila se do të trajtohet në kolegjiumin e radhës së kryeprokurorëve, dhe më pas KPK do të merr vendim.

Gjatë këtij takimi nuk është shqyrtuar propozimi për vendimin për pagën dhe kompensimin e anëtarëve jo prokurorë për shkak të mungesës së kuorumit, gjë e cila do të trajtohet në takimin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat