Selimi: Kosova është e kërcënuar nga Serbia, por është statistikisht më e sigurt se Londra

Aktuale

Selimi: Kosova është e kërcënuar nga Serbia, por është statistikisht më e sigurt se Londra

Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:00
Petrit Selimi

Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një raportim të Telegraph-it anglez prej veriut të Kosovës, ku shtrohej pyetja nëse Kosova mund të jetë Ukraina e ardhshme.

Në shkrimin e tij, Selimi ka theksuar se Kosova është e kërcënuar nga Serbia.

Megjithatë, sipas Selimit, Kosova është më e sigurt statistikisht se Londra.

“Kosova sigurisht është e kërcënuar nga Serbia. Por është gjithashtu statistikisht më i sigurt se Londra. Kështu që jelekët antiplumb dhe rrobat e maskimit për gazetarët duken të tepërta.

Një enigmë e vërtetë: ne kemi nevojë që mediat dhe politikanët perëndimor t'i kushtojnë vëmendje, por gjithashtu duhet që normaliteti të mbizotërojë” – shkroi Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat