Krasniqi: Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra

Aktuale

Krasniqi: Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra

Më: 12 prill 2024 Në ora: 21:08
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar vrasjen e gruas në Ferizaj sot. Ai ka thënë se Kosova nuk guxon të shndërrohet në vend ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur.

Krasniqi tha se sot kanë rëndësi veprat e jo fjalët.

Emri i saj ishte Erona! Ajo ishte 21 vjeç dhe kishte një djalë. Jeta e saj, pa filluar ende mirë, sot iu shua nga ish-bashkëshorti i saj. Një tragjedi që shkakton shumë dhembje dhe e cila nuk mund të përmblidhet me fjalë. Fatkeqësisht, një krim që vjen dhe ripërsëritet muaj pas muaji në vendin tonë.

Përtej fjalëve dhe thirrjeve, sot, rëndësi kanë veprat. Jo vetëm ato të organeve të drejtësisë, por të të gjitha mekanizmave të shtetit – politik dhe administrativ. Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur e ku nuk ka ndëshkushmëri maksimale. Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra. Emri i saj ishte Erona. Ajo ishte 21 vjeç. Ngushëllimet më të thella familjes!” , ka shkruar Krasniqi.

21 vjeçarja u vra sot nga bashkëshorti i saj pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. I plagosur mbeti edhe vëllai i saj 15 vjeçar. Dorasi ndërkaq u arrestua nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat